Hendbollistët e Kosovës humbin nga Bosnja e Hercegovina, pa gjasa për kualifikim në EURO24

Hendbollistët e Kosovës humbin nga Bosnja e Hercegovina, pa gjasa për kualifikim në EURO24

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka pësuar disfatën e dytë nga Bosnja e Hercegovina edhe në ndeshjen e dytë kualifikuese për Euro 2024 të zhvilluar në Tuzlla.

Reprezentacioni boshnjak i hendbollit triumfoi 25:18 kundër “Dardanëve”.

Kapiteni i Kosovës, Valon Dedaj ishte golashënuesi më i mirë te “Dardanët” me 5 gola të realizuar, ndërsa katër i shtoi edhe Drenit Tahirukaj.

Egzon Gjuka pati tri gola, ndërsa me nga dy kontribuuan Kastriot Jupa e Rron Ramadani, por që nuk arritën ta evitojnë humbjen në Tuzlla.

Kjo humbje njëherit edhe i shuan shpresat e Kosovës për kualifikim në Kampionatin Evropian 2024.

Shpërndaje në: