5 gola, rrahje mes tifozëve, dëmtim i ulësve – Krejt çfarë ndodhi në takimin Llapi – Ballkani
Ka përfunduar takimi i xhiros së 25’të në Superligën e Kosovës në futboll, duel ky që u zhvillua mes Llapit dhe Ballkanit.
Ballkani me këtë humbje mbetet në vendin e dytë me 50 pikë, kurse në vendin e parë u rikthye Drita pasi mposhti Gjilanin në 1:0, shkruan Periskopi.
Llapi kaloi në epërsi qysh në minutën e 5’të të takimit, ku shënoi Festim Alidemaj.
Por me të filluar pjesa e dytë Ballkani u kundërpërgjigj me dy gola të shpejtë përmes Rrahmanit dhe Korenicës.
Kur të gjithë po mendonin fundin e këtij takim, Llapi u rikthye me Maliqin dhe Bianor duke e e vulosur takimin me fitore dramatike në 3:2.
Përplasje mes tifozëve në Podujevë, policia bllokon rrugën në dalje të stadiumit ‘Zahir Pajaziti’
Ndonëse ndeshja u mbyll mirë dhe nuk kishte ndonjë incident.
Ishin tifozët e Ballkanit ata që pas ndeshjes filluan të përleshen me ata të Llapit, duke dëmtuar kështu edhe ulëset e stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.
Më këtë rast ka reaguar menjëherë policia e Kosovës ku ka arrestuar disa nga tifozët e Ballkanit si dhe ka bllokuar rrugën që të çon tek stadiumi.
E turpshme: Pamje të tjera nga përplasja mes tifozëve të Llapit dhe Ballkanit pas ndeshjes
Ndërkaq, trajneri i Llapit, Tahir Batatina pas ndeshjes tha se e kanë dominuar Ballkanin dhe se po mendojnë për Kupën e Kosovës.
“Në çdo aspekt e kemi dominuar kundërshtarin. E kemi menaxhuar mirë situatën. E arritëm një fitore që na është dashtë në këto momente. Duam të mendojmë për Kupën tani që e kemi objektiv, gjithë fokusi ynë do jetë andej”, tha Batatina për Art Sport.
Gjithashtu, sipas informacioneve të fundit thuhet se pas përleshjes së tifozëve në Podujevë, 21 persona janë shoqëruar në Polici – dy zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar dhe tre tifozë./Periskopi/