Chelsea me shumë fat kalon në çerekfinale, eliminohet Dortmundi
Chelsea ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi mpsohti skuadrën e Dortmundit me rezultatin 2:0 (2:1).
Skuadra e drejtuar nga Graham Potter eliminoi Borussia Dortmundin në 1/8 e finales së kësaj gare.
Chelsea përmbysi rezultatin e ndeshjes së kaluar (1:0), duke triumfuar sonte në “Stamford Bridge” me rezultatin e pastër 2:0, për të kaluar tutje me rezultatin e përgjithshëm 2:1.
Raheem Sterling shënoi fillimisht në minutën e 43-të, me “Blutë” që shkuan në pushimin mes pjesëve me epërsi minimale.
Kai Havertz shënoi nga penalltia në minutën e 53-të për të dyfishuar epërsinë dhe vulosur fitoren e vendasve.
Gjermani shënoi pas ekzekutimit të dytë të penalltisë. Ai dështoi në ekzekutimin e parë, por gjyqtari vendosi për të përsëritur penalltinë, pasi disa prej futbollistëve të mysafirëve hyrën më herët në zonë.
Chelsea kundërshtarin e ardhshëm do ta mësojë pas tërheqjes së shortit.