Juventusi e transferon përfundimisht Kean nga Evertoni
Juventusi raportohet se është i vendosur të transferojë përfundimisht Moise Kean nga Evertoni.
Sulmuesi italian u rikthye në Torino në verën e vitit 2021, si i huazuar nga klubi anglez në një marrëveshje dy-vjeçare.
Sipas gazetarit të njohur, Gianluca Di Marzio, Juventusi tani ka ushtruar opsionin për të blerë kartonin e Kean.
“Zonja e Vjetër” do të paguajë 28 milionë euro, teksa bonuset mund të shkojnë deri në 5 milionë euro. Por, kjo do të varet nga statistikat e lojtarit.
23-vjeçari ka regjistruar 23 paraqitje deri më tani në të gjitha garat, teksa ka shënuar shtatë gola.