Sekretari i Llapit, Muhamet Rexhepi dënohet me 4 muaj nga Komisioni Disiplinor i FFK-së

Sekretari i Llapit, Muhamet Rexhepi dënohet me 4 muaj nga Komisioni Disiplinor i FFK-së

Sekretari i skuadrës së Llapit, Muhamet Rexhepi është dënuar me 4 muaj nga Komisioni Disiplinor i FFK-së.

Rexhepi nuk do të ketë të drejtë të ushtrojë detyrën për 4 muaj radhazi në ndeshjet e organizuar nga FFK-së, kjo për shkak të ofendimeve të mëdha ndaj gjyqtarëve në ndeshjes mes Dritës dhe Llapit.

Pas përfundimit të ndeshjes ai është futur në zhveshtore duke vazhuar ofendimet që i bëri edhe gjatë ndeshjes, duke u ndëshkuar më pas direkt me karton të kuq.

Ja njoftimi i plotë:

“Përfaqësuesi zyrtar i FC ”Llapi”, Muhamet Rexhepi nr ID 001413M88. Në min e 56 -të, fyen dhe ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjes me fjalët: ”Nuk kanë faj ata që të kanë dënuar 7-8 xhiro mirë ta kanë bërë, e unë ta bëjë ma zi”. Pas përfundimit të ndeshjes ka ardhur në zhveshtore duke vazhduar me ofendime dhe kërcënime në prezencën e gjyqtarëve të ndeshjes. Ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe zyrtarëve të ndeshjes Drita –Llapi. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore; Dënohet me 4 (katër) muaj me mos ushtrim të detyrës zyrtare.”

Shpërndaje në: