Zidane mund të bëhet trajneri i Juventusit
Juventusi po mendon ende për Zinedine Zidanen.
Gjiganti italian po e kalon një sezon të vështirë, mbi të gjitha pasi iu hoqën 15 pikë, me ç’rast iu minimizuan gjasat për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, ky fakt nuk do ta pengonte trajnerin francez të rikthehet në Torino, aty ku kishte lënë gjurmë si lojtar, shkruan “Gazeta Express”.
Trajneri aktual, Massimiliano Allegri pritet të shkarkohet në fund të sezonit dhe vendin e tij mund ta marrë “Zizou”.
Maestro i mesfushës kishte luajtur për “Bianconeri” në periudhën 1996-2001, ndërsa së fundmi ishte kandidat për ta marrë në dorë Kombëtaren e Francës, por që në fund u vendos që të konfirmohej selektori Didier Deschamps.
Zidane dëshiron ta ndërtojë një projekt afatgjatë me Juven dhe natyrisht të arrijë suksese, mbi të gjitha me qëllim Ligën e Kampionëve, të cilën Bardhezinjtë nuk e kanë fituar qe një jetë.