A do t’i zgjatet kontrata Xavit? Flet presidenti i Barcelonës

A do t’i zgjatet kontrata Xavit? Flet presidenti i Barcelonës

Presidenti i Barcleonës, Laporte ka folur në lidhje me kontratën e re të trajnerit, Xavi Hernandez.

Laporte thotë se Barcelona po mendon për një zgjatje fantgjate të kontratës, pasi Xavi ka premtuar që do ta fitojë La Ligën, shkruan Periskopi.

Ai gjithashtu thotë se do firmosin rinovimin e kontratës edhe me Busquetsin.

“Unë mendoj se duhet të zgjasim kontratën e Xavi Hernandez, ai meriton një marrëveshje të re afatgjatë”.

“Xavi thotë se ai dëshiron të fitojë La Ligën përpara marrëveshjes së re, por unë tashmë po mendoj për këtë – e njëjta gjë për Busquets”, thotë ai.

Shpërndaje në: