Superkompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve, Liverpooli nuk ka gjasa të kthehet ndaj Realit

Superkompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve, Liverpooli nuk ka gjasa të kthehet ndaj Realit

Një superkompjuter ka parashikuar fituesin e trofeut të Ligës së Kampionëve të këtij sezoni.

Kur gara ka arritur në rundin e 16’të më të mirëve, kandidatët seriozë drejt titullit fillojnë të dalin, shkruan Periskopi.

Gjatë disa javëve, u luajtën ndeshjet e para të 16-të të fundit, shumica e ndeshjeve janë ende të pavendosura, por kampioni në fuqi Real Madrid duket i vendosur të kalojë në tetë të fundit pasi fitoi ndeshjen e parë 5-2 kundër Liverpool-it.

Megjithatë, sipas superkompjuterit, Madridi nuk është favorit për të ngritur trofeun.

Në fakt, favoritët janë gjigantët gjermanë të Bundesligës, Bayern Munich, i cili fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2020. Skuadrës së Julian Nagelsmann-it i është dhënë një shans 26% për të fituar edicionin e këtij sezoni.

Pas klubit bavarez është kampioni i Anglisë, Manchester City, me 19% shanse për të fituar. Kompeticioni elitar i Evropës mbetet i vetmi trofe që Pep Guardiola nuk ka arritur ta fitojë gjatë kohës së tij me Blutë./Periskopi/

Shikoni listën e plotë të ekipeve që kanë shanse për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Shpërndaje në: