Sulm ndaj portierëve, ndërprerje e ndeshjes, përleshje në tribuna – Krejt çka ndodhi në derbin e madh mes Partizanit dhe KF Tiranës
Tashmë ka përfunduar derbi i madh shqiptar mes Partizanit dhe KF Trianës, duel ky në kuadër të xhiros së 24’të në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.
Partizani e ka fituar këtë ndeshje mes tensioneve të shumta në tribuna mes të dy tifozerive, duke shkaktuar telashe edhe tek lojtarët në fushë, shkruan Periskopi.
Si nisi derbi mes Partizanit dhe Tiranës në stadiumin ‘Air Albania’?
Qysh më të filluar ky derbi i madh kishte tenisone mes dy tifozerive, ku në minutën e 4 u ndërpre edhe ndeshja, pasi tifozët e Partizanit sulmuan portierin e Kombëtarës së Kosovës që luan për Tiranën, Visar Bekajn.
Kur këtë situatë e panë edhe tifozët e KF Tiranës vepruar njëjtë ndaj portierit të Partizanit, Bekim Rexhepit.
Pas tre minutave filloi ndeshje dhe të dy portierët kishin marr tashmë ndihmën e duhur mjekësore nga stafet e tyre.
Pas kësja situate, në minutë minutën e 20’të vjen edhe goli i parë për Partizanin që realizon bukur, Mba, pas një harkimi të Hadrojt nga e djathta.
Pjesa e parë përfundon me epërsinë prej një goli të skuadrës së Partizanit.
Kishin kaluar tashmë 10 minuta nga pjesa e parë dhe takimi po zhvillohej pak më qetë, kur u ndërpre sërish ndeshja si shkak i tymit të madh që nuk lejonte shikimin e qartë.
Ora 20:20/ Gjyqtari Xhaja vazhdonte të qëndronte në dhomat e zhveshjeve, teksa ndeshja mbeti e ndalur prej 7 minutash pasi tymi nuk lejonte shikimin e qartë.
Ora 20:23/ Të dy skuadrat vazhdojnë e bëjnë nxemje në fushë, teksa nuk duken ende gjyqtarët.
Ora 20:29/ Gjyqtari Xhaja doli nga tuneli dhe bu bë gati për rifillimin e ndeshjes. Ndërkohë spikeri i stadiumit lajmëron tifozët se ndeshja rrezikonte të pezullohet.
Ndeshja rikfilloi në minutën e 52’të dhe nuk kishte ndonjë incident.
Kur erdhi minuta e 63’të e takimi, u akordua penalltië për Partizanin por penalltinën e Telushit e priti porter kosovar, Visar Bekaj.
Pas kësja pritje nga Bekja, Tirana e mori inciativën disi, por Partizani edhe njëherë e ndëshkoi Tiranën me gol në minutën e 81’të të ndeshjes. Ishte Care ai që e dërgoi topin në rrjetë.
Me rezultatin 2:0 për Partizanën, mbyllet derbi i madh shqiptar.
Me këtë fitore të madhe Partizani mori vendin e parë me 40 pikë, po aq sa ka edhe Tirana që ndodhet në vendin e dytë./Periskopi/
Videot e golave, incidentet e tifozëve, ndërperja e ndeshjes e gjitha këto i gjeni duke klikuar në këtë link: LINKU