Mes tensionesh të shumta në tribuna, Partizani mposhtë Tiranën dhe merr kreun e tabelës
Ka përfunduar derbi i madh shqiptar mes Partizanit dhe Tiranës, takim ky që u zhvillua në stadium ‘Air Albania’.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së 24’të në Kategorinë Superiore, shkruan Periskopi.
Ndeshja qysh nga fillimi nisi me probleme të shumta, kur tifozët e të dyja skuadrave sulmuan portierët kundërshtar, duke i shkaktuar atyre lëndime.
Partizani e mbylli këtë ndeshje me rezultatin final në 2:0, ku takimi u ndërpre dy herë si shkak i tifozëve që shkaktonin telashe duke gjuajtur mjete piroteknike në fushë dhe te goli i fundit ata edhe hynë brenda fushës.
Golat për Partizanin i realizuan, Mba në minutën e 20’të dhe golin e dytë e vendimtar e shënoi, Cara në minutën e 80’të.
Partizani me këtë fitore merr kreun e tabelës me 40 pikë aq sa ka edhe Tirana që gjendet në vendin e dytë./Periskopi/