U ndërper ndeshja dhe kishte probleme: Momenti kur mjeku i Tiranës shkon ta ndihmojë tifozin në tribuna
Gjatë ndërprerjes së derbit midis Partizanit dhe Tiranës një ngjarje paniku ndodhi në tribunën ku ndodhen ultrasit bardheblu.
Mjeku i Tiranës vrapo menjëherë për të parë se si ishte gjendja duke u hedhur te shkallët e stadiumit.
Më pas duket se çdo gjë ishte në rregull dhe ai u largua nga tribuna, teksa tifozët i dhanë dorën për punën e tij.