Neymar: Do të kthehem më i fortë
Sulmuesi i Parisit, Nyemar ka reaguar pas lajmit se ai e ka humbur sezonin me një lëndim që e pranoi para dy javësh.
Neymar dhe zyrtarisht e ka përfunduar sezonin me Praisin sot, shkruan Periskopi.
Sulmuesi brazilian do të humbas edhe ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve ndaj Bayernit, ku skuadra bavarez ndeshjen e parë e ka fituar me rezultatin minimal në 0:1.
Numri 10 i PSG-së nuk do të jetë në fushë për 4 muaj dhe pas kësaj ai ka shkruar se do të kthehet më i fort1ë.
“Do të kthehem më i fortë”, shkruan Neymar në Instagram.
“I will come back stronger”, Neymar Jr. has just posted on his Instagram as his season is already over 📱🇧🇷 #PSG pic.twitter.com/3G5pst5sd8
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 6, 2023