Nuk ka largim të Messit: Jam përshtatur te Parisi
Leo Messi patjetër se është njeriu kyç te skuadra e PSG-së.
Leo ka folur për të ardhmen e tij, pas përfundimit të një viti të mbarë, ku fitoi trofeun e Kupës së Botës, shkruan Periskopi.
Ndonëse u tha se në verë Messi mund të bëjë lëvizjen e madhe duke u kthyer te Barcelona, por një gjë e tillë duket se është shumë larg.
7 herë fituesi i ‘Topit të Artë’ thotë se ndihet mirë te Parisi dhe se tani është përshtatur me ekipin dhe qytetin.
“Ndihem mirë te PSG. Viti i parë më kushtoi shumë për t’u përshtatur me Parisin, por tani ndihem mirë me shumë dëshirë të ndihem rehat në klub dhe në qytet. Po e shijoj shumë”.
“Këtë sezon e nisa ndryshe me shumë entuziazëm”, tha ai.
Leo Messi: “I feel great at PSG. The first year cost me a lot to adapt to Paris, but now I feel good with a lot of desire to feel comfortable in the club and in the city. I’m enjoying it a lot”. 🔴🔵🇦🇷 #PSG
“This season I started it differently with a lot of enthusiasm”. pic.twitter.com/lMoRffP3tl
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 6, 2023