Ish-bashkëshortja e viziton në burg: Dani është i pafajshëm, ka përdhunues që janë në rrugë

Ish-bashkëshortja e viziton në burg: Dani është i pafajshëm, ka përdhunues që janë në rrugë

Dani Alves ndodhet ende në burgun Brians 2, në Barcelonë, i akuzuar për një përdhunimin e një gruaje 23-vjeçare më 30 dhjetor, në një klub nate të njohur.

Nëna e fëmijëve të tij dhe administratore e disa prej pronave të tij, Dinorah Santa Ana, e ka vizituar futbollistin brazilian dhe ka shpjeguar në një deklaratë për “El Periódico” se si po i përjeton lojtari këto momente delikate.

“Ai është mirë, i fortë. Mbahet mirë. Doja të flisja për fëmijët dhe edukimin e tyre. Është një situatë e ndërlikuar për ta,” komentoi ajo.Dinorah Santa Ana ka shfrytëzuar rastin për t’u fokusuar tek fëmijët:

“Dani Alves ka një familje dhe shumë herë jo gjithçka që thuhet është e vërtetë. Kjo është diçka që rëndon shumë në jetën e fëmijëve.”Ish-bashkëshortja e brazilianit ka theksuar se ajo dhe familja e saj vazhdojnë të besojnë në pafajësinë e futbollistit.

“Nuk e kam pyetur për versionet sepse e dimë që është i pafajshëm. Nuk ka pyetje për këtë. Fëmijët dhe unë besojmë në pafajësinë e Danit. Ka përdhunues që janë në rrugë, kurse Dani është në burg.”Nga ana tjetër, ish-bashkëshortja e tij ka rrëfyer se nuk po jeton aspak një moment të këndshëm.

“Unë jam nënë dhe kur fëmijët vuajnë, nëna vuan. Në jetë ka edhe momente të vështira. Ai është i pafajshëm, gjithçka do të jetë mirë, me siguri”, këmbënguli ajo.

Shpërndaje në: