Mbappe e thotë sërish: Jam i lumtur në Paris

Mbappe e thotë sërish: Jam i lumtur në Paris

Pavarësisht se i kishte refuzuar sezonin e kaluar, Kylian Mbappe vazhdon të jetë i lidhur me një kalim te Real Madridi.

Sulmuesi francez zgjodhi të nënshkruajë një kontratë të re me Paris Saint-Germainin majin e kaluar, të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, duket se nuk ka hequr dorë nga Mbappe, derisa raportohet vazhdimit se “Los Blancos” synojnë të nënshkruajnë me të para se t’i skadojë kontrata me parisienët.

Megjithatë, përmes një deklarate të fundit, 24-vjeçari la të nënkuptohet se nuk e ka në plan largimin nga “Parc des Princes”, sipas “Mundo Deportivo”.

Reprezentuesi i Francës foli për dashurinë e tij për klubin nga Parisi dhe hodhi poshtë çdo pretendim për qëllimin e tij për t’u larguar për të fituar Ligën e Kampionëve.

“Është një privilegj të luash këtu. Unë jam nga Parisi dhe të jesh në PSG është e veçantë. Kam ardhur shumë i ri dhe jam rritur dhe pjekur, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Nëse do të varej nga ajo që ndodh në Ligën e Kampionëve dhe nëse nuk respektoja askënd, unë tashmë do të isha larguar. Unë jam këtu dhe shumë i lumtur, për momentin nuk mendoj për asgjë tjetër përveçse ta bëj të lumtur PSG-në”, deklaroi ish-sulmuesi i Monacos.

Shpërndaje në: