Ten Hag i nervozuar pas humbjes së thellë: Jam i zemëruar, nuk u organizuam

Ten Hag i nervozuar pas humbjes së thellë: Jam i zemëruar, nuk u organizuam

Liverpooli e ka shkatërruar Manchester United në takimin e xhiros së 26’të në Premierligë.

Djelmoshat e Jurgen Klopp fituan me rezultatin final në 7:0 duke ia shkaktuar trajnerit Ten Hag humbjen më të thellë që nga ardhja e tij te United, shkruan Periskopi.

Pas ndeshjes foli edhe tekniku i United, Ten Hag ku tha se është i zëmëruar me ekipin e tij se si nuk ia doli të organizohej.

“Unë mendoj se ne luajtëm një pjesë të parë të mirë. Një gabim në organizim pak para pjesës së parë. Pjesa e dytë thjesht nuk ishim ne. Nuk ishin standardet tona. Ne nuk luajtëm si skuadër. Ishte joprofesionale. Po [jam i zemëruar]. Patjetër.

“Jam i befasuar sepse kam parë javët dhe muajt e fundit se ky ekip është elastik dhe ka një qëndrim fitues. Pjesa e dytë nuk patëm fare qëndrim fitues. Nuk i qëndruam planit dhe nuk e bëmë punët tona.

“Ne nuk dolëm prapa dhe ishte vërtet joprofesionale. Ne kemi parë në të kaluarën se mund të rikthehemi. Pas Brentford, pas Manchester City. Kjo është padyshim një pengesë e fortë dhe është e papranueshme. Jam shumë i zhgënjyer dhe i zemëruar për këtë.

“Është realitet. Ne duhet ë kthehemi të fortë”, tha ai.

Shpërndaje në: