7:0/ Liverpooli e ‘shkatërroi’ totalisht Manchester United

7:0/ Liverpooli e ‘shkatërroi’ totalisht Manchester United

Liverpooli ka triumfuar me shumë lehtësi në derbin më të madh anglez, atë ndaj Manchester Unitedit, të vlefshëm për javën e 26-të në Premierligë.

Duke marrë parasysh formën e skuadrave këtë sezon, nuk pritej që “Të Kuqtë” të triumfonin me një spektakël golash.

Por, kjo ndodhi. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp regjistroi fitore me rezultatin 7:0. Ndeshja u zhvillua në “Anfield”.

Seria e golave u hap nga Cody Gakpo, i cili shënoi në minutën e 43-të. Me rezultat minimal u mbyll pjesa e parë, por vendasit shpërthyen në pjesën e dytë.

Në minutën e 47-të shënoi Darwin Nunez, teksa pas tre minutash Gakpo e realizoi golin e dytë personal.

Mohamed Salah e shënoi në minutën e 66-të golin e katërt për Liverpoolin. Nunez u shfaq sërish në skenë në minutën e 75-të për të realizuar golin e dytë personal.

E golin e dytë personal e shënoi edhe Salah, në minutën e 83-të.

Kjo fitore spektakolare u vulos në minutën e 88-të, me golin e shënuar nga Robert Firmino.

Liverpooli pas kësaj fitore ka 42 pikë dhe renditet në pozitën e pestë në tabelë.

Manchester United mbetet me 49 pikë në pozitën e tretë.

Shpërndaje në: