Ballkani e mbyll me dramë ndeshjen ndaj Prishtinës, takimi mes Trepçës’89 dhe Malishevën përfundon baraz

Ballkani e mbyll me dramë ndeshjen ndaj Prishtinës, takimi mes Trepçës’89 dhe Malishevën përfundon baraz

Kanë përfunduar dy takimet e sotme të Superligës së Kosovës.

Prishtina në minutat e fundit mori fol nga kampionin në fuqi, Ballkanin dhe që ndeshja u vendos me rezultat 2-2.

Pllana hapi llogarinë e golave në minutën e 51’të të takimit, kurse Endrit Krasniqi e dyfishoi epërsinë e skuadrës së tij në minutën e 60’të.

Nazmi Gripshi shënoi në minutën e 80’të për të kthyer shpresat e Ballkanit,dhe krejt në fund përmes penalltisë së Albion Rrahmanit gjithçka përfundoi barazim.

Në anën tjetër takimi mes Trepçës ’89 dhe Malishevës përfundoi pa gola.

Shpërndaje në: