Ten Hag ia ka frikën Liverpoolit: Atmosfera në ‘Anfield’ mund të jetë armiqësore
Sonte me fillim nga ora 17:30 do të zhvillohet takimi ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester United, duel ky në kuadër të xhiros së 26’të në Premierligë.
Para kësaj ndeshje të madhe për media ka folur trajneri i Man United, Ten Hag i cili duket se ia ka frikën tifozëve në ‘Anfield’, shkruan Periskopi.
“Unë jam i vetëdijshëm për këtë. E di se çfarë është rivaliteti, e di se rivaliteti më i madh për ne është Liverpool, ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për këtë. Ne kemi nevojë për një mentalitet të fortë nëse duam ta fitojmë këtë lojë.”
“Unë kam qenë tashmë në shumë stadiume armiqësore, por ndoshta kjo do të jetë më e keqja. Por kam qenë edhe në raste të tjera që janë vërtet armiqësore, kështu që e di se çfarë po ndodh atje dhe me të vërtetë po e pres me padurim dhe lojtarët e mi janë të njëjtë”, tha ai.