Bad News Eagles luan sot, përballet me Copenhagen Flames
Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles do ta zhvillojë ndeshjen e dytë në kuadër të turneut Betboom Playlist Urbanistic 2023.
Djemtë kosovarë do të përballen me ekipin Copenhagen Flames, në duelin qëe nis nga ora 11:50.
BNE është favorit në letër në këtë përballje.
Ata e kanë fituar ndeshjen e parë të këtij turneu, duke e mposhtur 2:0 në map-a ekipin ATK.
Fituesi i këtij turneu do të shpërblehet me 165 mijë euro.