Tronditet PSG, Hakimi akuzohet për përdhunim
Mbrojtësi i Paris Saint-Germian, Achraf Hakimi, është akuzuar për përdhunim, tha prokurori i Nanterre për AFP.
Hakimi është marrë në pyetje nga prokurorët të enjten në lidhje me një akuzë të një 24-vjeçareje.
Hetimi është duke u zhvilluar nga Prokurori i Nanterre në departamentin Hauts-de-Seine, periferitë perëndimore të Parisit.
Një zëdhënës i PSG tha për CNN të enjten se klubi “mbështet lojtarin që ka mohuar me vendosmëri akuzat dhe i beson sistemit të drejtësisë. Paris Saint-Germain është një institucion që promovon respektin brenda dhe jashtë fushës”.
Avokati i lojtarit Fanny Colin tha të enjten se “Akuzat janë të rreme… dhe ai është në dispozicion të drejtësisë”, cituar nga Al Arabiya.
Marokeni iu bashkua PSG-së në verën e vitit 2021, në një transferim prej 60 milionë eurosh plus shtesa.