Xavi flet para takimit me Realin në gjysmëfinale të Copa del Rey: Dimë t’i bëjmë keq, më pëlqen përballja me ta

Xavi flet para takimit me Realin në gjysmëfinale të Copa del Rey: Dimë t’i bëjmë keq, më pëlqen përballja me ta

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Realit dhe Barcelonës, duel ky në kuadër të gjysmëfinales së Copa del Rey.

Para kësaj ndeshje të madhe ka folur edhe trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ku tha se do ta bëjnë më të mirën për ta mposhtur Realin, shkruan Periskopi.

Tutje, Xavi e ka konsideruar si kundërshtar të fortë Realin, ku shtoi se në momente të caktuar anuk arrin t’i dominosh.

“Do të përgatitemi njëjtë si herave të tjera kur jemi përballur me Real Madridin, një kundërshtar i fortë, e që në momente të caktuara të cilin nuk arrin ta dominosh. Në fushën e tyre, ndër të tjera, është vërtet e vështirë t’i sfidosh. Besoj se gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit. Për ne është një mundësi e artë për të arritur në finale dhe për ta fituar një trofe”, deklaroi Xavi në konferencë për shtyp.

 “Jemi në garë, edhe pse Real Madridi është favorit, duke qenë kampion në fuqi i ligës dhe i Ligës së Kampionëve. Janë ata favoritë… Ata i kanë fituar titujt e fundit, ne jemi duke u ndërtuar si ekip. E dimë megjithatë se dimë t’ju bëjmë keq, e kemi demonstruar këtë. Të shkosh në Bernabeu është gjithmonë kënaqësi, më pëlqen ky rivalitet i shëndetshëm futbollistik”, vazhdoi legjenda katalunase.

“Jemi më të motivuar në krahasim me ndeshjet tjera, duam të shkojmë atje dhe të dominojmë, edhe pse e dimë se nuk është e thjeshtë. Për këtë, ju them lojtarëve të mi që të provojnë, që të jenë të guximshëm. Çdo ballafaqim, nga këtu e tutje do ta shënojë dhe do ta vendosë sezonin. Në Barça është gjithmonë kështu, në sezonin e kaluar vetëm e shpëtuam sezonin, tash e shoh si një mundësi për të pasur suksese”, përfundoi Xavi.

Shpërndaje në: