Takime të forta na presin në fundjavë në Superligën e Kosovës në futboll

Takime të forta na presin në fundjavë në Superligën e Kosovës në futboll

Elita e futbollit kosovar vazhdon në fundjavë me ndeshjet e xhiros së 23-të.

Nga pesë duele sa do të zhvillohen, tre janë paraparë të zhvillohen ditën e shtunë dhe dy të tjera të dielën.

Do të ketë duele tejet interesante si për titullin, Evropën apo edhe luftën për mbijetesë.

Drita dhe Llapi do të takohen në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ku dy skuadrat në këtë sfidë vijnë pas humbjeve dhe kërkojnë këndelljen.

Sfidë tejet interesante është edhe ajo mes Dukagjinit dhe Gjilanit, pasi të dyja skuadrat kërkojnë daljen në Evropë.Duel i zjarrtë pritet edhe në Skenderaj, me Drenicën të fundit në tabelë që pret Ferizajn që ndodhet një pozitë më lartë.

Të dielën vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar është në super derbin Prishtina – Ballkani.Kryeqytetasit pas fitores në Podujevë synojnë të vazhdojnë me pikë të plota, në anën tjetër Ballkani pas barazimit me Dukagjinit kërkon të rikthehet te fitorja.

Sfida e fundit, por jo nga rëndësia zhvillohet në ‘Riza Lushta’ me Trepçën ’89 që përballet me Malishevën./Olle

Shpërndaje në: