Nga maskat e flokëve te larja me ujë të ftohtë, njerëzit përfshijnë shumë rituale të ndryshme teksa bëjnë dush. Por, një praktikë interesante po bëhet virale së fundmi.
Koncepti është i thjeshtë: Futuni në dush, merrni një portokall, filloni ta qëroni dhe hajeni.
Ndonëse nuk dihet me siguri se kush e provoi i pari këtë trend, disa janë të mendimit se nisi nga një postim në Reddit në vitin 2015 që përshkruante një përvojë relaksuese në lidhje me ngrënien e portokallit në dush. Kohët e fundit, koncepti i portokallit në dush është rikthyer në TikTok dhe shumë njerëz po flasin për përfitimet e kësaj praktike.
Çfarë supozohet se ndodh? Njerëzit mendojnë se nxehtësia e dushit thekson aromën dhe shijen e portokallit. Si rezultat, mund të përjetojmë një përvojë më qetësuese.
Lagështia mund të përhapë më mirë vajrat esencialë të portokallit dhe gjithë hapësira e vogël e tualetit të ketë një aromë të këndshme.
A ia vlen ta provoni? Ndoshta po, nuk ka asgjë të keqe. Thjesht mos e bëni zakon.