Nuk tregoi asgjë te Kombëtarja e Argjentinës U-20, Mascherano largohet nga skuadra

Nuk tregoi asgjë te Kombëtarja e Argjentinës U-20, Mascherano largohet nga skuadra

Mbyllet me zhgënjim përvoja e Javier Mascherano si trajner i përfaqësues U-20 të Argjentinës.

Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) ka marrë vendimin për të mos vijuar më me ish-futbollistin e Barcelonës për shkak të rezultateve shumë të dobëta.

Në 4 ndeshjet e luajtura nga “Albiceleste” në turneun e Amerikës së Jugut Under 20, që u zhvillua në Kolumbi, djemtë e Javier Mascheranon korrën 3 humbje dhe vetëm një fitore minimale ndaj Perusë.

Më tej, argjentinasit nuk kanë mundur të shfaqin një lojë të mirë në asnjë moment të turneut, gjë që ka shqetësuar deri diku tifozët.

Pasuesi i tij do të zgjidhet në një proces të gjatë, me qëllim gjetjen e njeriut të duhur.

Shpërndaje në: