Juventusi e fiton me përmbytje derbin ndaj Torinos
Ka përfunduar “Derby della Mole” në mes të Juventusit dhe Torinos. Juventus ka arritur të fitojë me përmbysje të rezultatit. Cuadrado (16’), Danilo (45+1’), Bremer (71’) dhe Rabiot (81’) shënuan për Juventusin derisa për Torinon shënuan Karamoh (2’) dhe Sanabria (43’)
Juventusi ka shënuar fitoren e radhës në Seria A duke mposhtur rivalin e qytetit në “Derby della Mole”, Torinon.
Torino erdhi shumë shpejt të goli pasi që nga goditja nga këndi Alessandro Buongiorno asistoi me kokën e tij me Karamoh që shënoi nga afërsia për rezultat 0-1.
Juventusi reagoi dhe arriti që ta barazojë rezultatin në minutën e 16-të.
Kostic bëri një krosim për Danilon i cili shënoi golin e barazimit.
Torino do të kalonte përsëri në epërsi në minutën e 43-të kur Ilic pasoi për Sanabria i cili kalon në avantazh për rezultat 1-2.
Megjithatë, Juventusi arriti që ta barazojë shpejt rezultatin, duke e bërë këtë në minutën e parë shtesë të pjesës së parë kur braziliani barazoi rezultatin.
Në pjesën e dytë Juventusi ishte më i mirë dhe arriti që të shënonte dy gola.
Chiesa bëri një pasim të mirë për Bremer që shënon golin e parë për Juventusin duke e përmbysur kështu rezultatin në minutën e 71-të.
Goli i katërt erdhi në minutën e 81-të dhe u shënua nga Rabiot që u asistua nga Bremer.
Kështu, Juventus fiton derbin e radhës të qytetit dhe arrin në kuotën e 35 pikëve në vendin e shtatë në Serie A, derisa Torino është në vendin e 9.
Ndeshja e radhës e Juventusit do të jetë një udhëtim i vështirë në Olimpico kur ata do të luajnë kundër Romës, në një betejë për vendin e katër në Serie A, vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Torino do të përballët me Bolognan në shtëpi.