Mourinho probleme me gjyqtarët, u ndëshkua me të kuq në ndeshjen ndaj Cremonese

Mourinho probleme me gjyqtarët, u ndëshkua me të kuq në ndeshjen ndaj Cremonese

Skuadra e AS Romës ka humbur me rezultat 2 me 1 ndaj Cremonese në stadiumin “Giovanni Zini” në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-të në Serie A.

Trajneri portugez, Jose Mourinho me fillim të pjesës së dytë u ndëshkua me karton të kuq direkt.

Kjo ndodhi për shkak se portugezi pati një bisedim me ton të lartë ndaj gjyqtari të katërt.

Për Jose Mourinhon kjo ishte hera e tretë që brenda një sezoni të Serie A e sheh kartonin e kuq.

Trajneri portugez pritet të mungoj në stolin e Romës për dy ndeshjet e ardhshme në Serie A. Ndaj Juventusit dhe Sassuolos.

Shpërndaje në: