Formacionet zyrtare: Juventus – Torino

Formacionet zyrtare: Juventus – Torino

Juventusi ka startuar me një formacion surprizë ku nga fillimi sonte starton duke debutuar Enzo Barrenechea me Angel Di Maria dhe Dusan Vlahovic, derisa Torino shpreson që të fitojë me Antonioo Sanabria në “Derby della Molle”, pas afërsisht tetë viteve

Bardhezinjtë hynë në këtë ndeshje me besim të lartë pas tri fitoreve rresht në Serie A, si dhe fitores në play-offin e Ligës së Europës si mysafirë kundër Nantes të enjeten, ku Di Maria shënoi het-trik.

Fituesi i Botërorit do të udhëheq skuadrën përsëri, këtë herë me Vlahovic, por kjo edhe për shkak se Arkadiusz Milk, Fabio Miretti dhe Manuel Locatelli janë të suspenduar, i fundit mungon për arsye të panjohura.

Në vend të Leandro Paredes, Max Allegri ka startuar me 21 vjeçarin e Akademisë, produkt i tyre, Barrenechea që debuton në Serie A, duke luajtur për pak minuta si zëvendësues në Ligën e Kampionëve.

Federico Chiesa dhe Paul Pogba të dy janë në bankë dhe mund të kenë përballje të mundshme.

Ola Aina mungon për Torinon shkaku i suspendimit, me Nikola Vlasic, David Zima, Pietro Pellegri, Ronaldo Vieira dhe Valentino Lazaro që janë të lënduar.

Ivan Ilic ka pasur një problem muskulor, por Simone Ricci është gati por që është në bankë.

Aleksei Miranchuk dhe Yann Karamoh do ta ndihmojnë në sulm Tonny Sanabria.

Ultrat “Granata” e kanë bojkotuar këtë ndeshje në shenjë proteste nga ajo që Juventusi ka kërkuar nga ata që të regjistrohen në ueb-faqen e tyre për të blerë bileta.

Toro nuk ka fituar “Derby della Mole” prej fitores 2-1 në shtëpi në prillin e vitit 2015, duke barazuar në katër ndeshje dhe ka 13 humbje, përfshirë edhe në Coppa Italia, derisa fitorja e fundit si mysafirë është ajo në prill të vitit 1995 kur ata fituan 2-1.

Formacionet zyrtare:

Juventus: Szczesny; Danilo, Bremer, Alex Sandro; Cuadrado, Fagioli, Barrenechea, Rabiot, Kostic; Di Maria; Vlahovic

Torino: Milinkovic-Savic; Djidji, Schuurs, Buongiorno; Singo, Linetty, Ilic, Rodriguez; Miranchuk, Karamoh; Sanabria

Shpërndaje në: