Shkoi për ta shikuar një meç boksi, por vëmendjen e mori ora milionëshe e Ronaldos
Cristiano Ronaldo po kalon momente fantastike në Arabinë Saudite, si me klubin Al-Nassr ashtu edhe jashtë saj.
Së fundmi, ylli i Kombëtares së Portugalisë ishte mysafir special në meçin e zhvilluar mes Jake Paul dhe Tommy Fury dy ditë më parë.
Ajo që ra në sytë e gjithë shikuesve ishte ora e tij, e cila kap një vlerë të madhe.
Në dorën e tij të majtë, Cristiano Ronaldo kishte të vendosur orën “Francl Muller Cintree Curvex Tourbillon”, që kap vlerën e 1.5 milionë dollarësh.
Ronaldo këtë orë e ka që një kohë të gjatë, madje me këtë orë ishte paraqitur edhe në ceremoninë e FIFA-s për çmimin ‘The Best’ gjatë vitit 2017.
Kujtojmë që Cristiano Ronaldo me klubin nga Arabia Saudite ka firmosur një kontratë tejet fitimprurëse, që kap vlerën e 200 milionë eurove për dy sezone.
Sima mp3 dede ❗️
Cristiano Ronaldo was spotted on Sunday at the Boxing Fight of Jake Paul and Tommy Fury wearing a Franck Muller Cintree Curvex Tourbillon 0001.
The Watch’s Price is $1,500,000 USD. (19,227,090 gh) pic.twitter.com/G4yzIazWe1— Fancy Di Maria (@FancyDiMaria_) February 28, 2023