Fabianski pëson lëndim të rëndë – Portieri i West Hamit ka thyer mollëzën

Fabianski pëson lëndim të rëndë – Portieri i West Hamit ka thyer mollëzën

Portieri i West Ham, Lukasz Fabianski mund të ketë nevojë për operacion pasi pësoi një frakturë në mollëza dhe gropë të syrit.

37-vjeçari polak pësoi lëndim gjatë fitores 4-0 të së shtunës ndaj Nottingham Forest, shkruan Periskopi.

Menaxheri David Moyes tha se nuk ishte i sigurt se për sa kohë do të mungojë Fabianksi, i cili ka startuar të gjitha 24 ndeshjet e Premierligës këtë sezon.

“Ne nuk e dimë plotësisht nëse do të operohet ose do të shërohet vetë, ose një periudhë kohore për momentin,” tha Moyes.

Francezi Alphonse Areola zëvendësoi Fabianski-n pas 69 minutash në fundjavë dhe do të vazhdojë në gol për ndeshjen e së mërkurës në raundin e pestë të FA Cup kundër Manchester United.

Hammers, të cilët udhëtojnë në Brighton në ndeshjen e tyre të radhës në ligë të shtunën, janë në vendin e 16-të në tabelë – dy pikë mbi vendet e rënies.

Shpërndaje në: