5 pijet që ju ndihmojnë të keni bark të sheshtë
Çaji jeshil: Përveçse ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës, çaji jeshil përmban antioksidues që studime të ndryshme kanë treguar se mund të ndihmojnë në djegien e dhjamit. Nëse pini çaj jeshil para stërvitjes, këto përbërës mund t’ju ndihmojnë të digjni më shumë kalori gjatë ushtrimeve aerobike.
Lëng me çokollatë të zezë: Po, e vërtetë, çokollata, sidomos ajo e zeza, ju ndihmon të dobësoheni. Ajo largon oreksin dhe ul dëshirën për të ngrënë ushqime të shpejta.
Ja si ta përgatisni: Hidhni në një shtrydhëse ½ filxhan qumësht soje ose të skremuar, 170 ml kos, ¼ filxhan çokollatë të zezë, 1 filxhan me luleshtrydhe të freskëta dhe pak akull. I shtrydhni mirë të gjithë përbërësit derisa të formohet në një masë homogjene. Më pas e hidhni në gotë dhe pijeni menjëherë.
Çaji i mentes: Ky çaj është jo vetëm freskues, por edhe shumë efektiv për sheshimin e barkut. Ai ndihmon stomakun të përpunojë shpejt ushqimet e pasura me shumë yndyra dhe që janë shumë të vështira për t’u tretur, duke parandaluar kështu fryrjen e barkut.
Lëngu i shalqirit: Shalqiri është hidratuesi më i mirë natyral, jo vetëm për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit, por edhe të pasurit me vlera ushqyese, si likopene që lufton kancerit, apo aminoacide të njohura si arginine. Një studim i publikuar tek “Journal of Nutrition” ka treguar se ky aminoacid mund të ul dhjamin në bark dhe të rrisë masën muskulore.
Frape me ananas: Kjo pije ka një shije shumë të mirë dhe përmban ingredientë që ju ndihmojnë për t’u dobësuar. Ananasi përmban një enzimë të fuqishme e cila zbërthen proteinat, lehtëson tretjen dhe parandalon fryrjen e barkut.