Zyrtare: Lionel Scaloni trajneri më i mirë i vitit 2022

Zyrtare: Lionel Scaloni trajneri më i mirë i vitit 2022

Tashmë dhe është zyrtare, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni e ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë të vitit.

FIFA e ka zgjedhur Scaloni si trajnerin më të mirë të vitit 2022 nga ajo që dha me Argjentinën në Kupën e Botës, shkruan Periskopi.

Scaloni e pranoi çmimin me shumë emocion, ku nuk i mbajti lotët gjatë fjalës së tij.

Argjentina e fitoi Kupën e Botës nën drejtimin e Lionel Scalonit.

Shpërndaje në: