Robin Krasniqi pas rikthimit në boks, rënditet i 16 në botë dhe i pari në Gjermani për kategorinë e tij
Robin Haxhi Krasniqi bëri rikthimin e madh në boks duke e mposhtur boksierin çeçen, Timur Nikarkhoevin.
Krasniqi e mbylli meçin pas pesë rundeve, ku e shkatërroi kundërshtarin e tij në kategorinë gjysmë të rëndë, shkruan Periskopi.
Me këtë fitore të madhe në rikthimin e tij pas një viti, Robin Krasniqi radhitet i pari në Gjermani si boksieri më i mirë në kategorinë e tij, kurse i 16 në botë.
Kështu, Pas fitores së 25 shkurtit, Robin Krasniqi renditet i 16-ti në botë dhe i pari në Gjermani në kategorinë gjysmë të rëndë.
Kujtojmë se Robin Krasniqi ka 52 fitore dhe 7 humbje në karrierë. Dhe ai boksoi me 9 tetor 2021, ku e humbi meçin ndaj Dominick Bozell./Periskopi/