10 gabime që bëni kur lani flokët
Më poshtë do të gjeni disa këshilla për t’i marrë në konsideratë nëse dëshironi të keni flokë perfekt. Shpeshherë kur lani flokët, nuk e merrni shumë në konsideratë faktin që të kujdeseni deri në fund për ta, citon ElbasaniPlus. Shampoja e aplikuar në mënyrë të gabuar, balsami jo i duhur ose një lëvizje e thjeshtë, janë gabime që mund të shmangen për të pasur flokë shumë të bukur. Ja se çfarë nuk duhet të bëni kur të lani flokët.
1. Shampon nuk duhet ta aplikoni në qendër të kokës
Ajo është një nga zonat më delikate dhe për këtë motiv, shampo duhet aplikuar në pjesën e pasme të kokës dhe jo lart saj. Në këtë mënyrë nuk do të “stresoni” lëkurën e kokës, ndërsa do të shmangni rënien e flokëve.
2. Nuk duhet të ushtroni shumë forcë kur t’i masazhoni ata
Kur të lani flokët, lëkurën e kokës duhet ta masazhoni me kujdes, me majën e gishtave. Fijet e flokut nuk duhet t’i fërkoni shumë fortë me njëra-tjetrën. Nëse do të bënit këtë veprim të fundit, majat tuaja të flokëve do të bëheshin me dy koka dhe shumë të ashpra.
3. Nuk duhet t’i lani çdo ditë
Flokët tuaj nuk do të jenë më të pastër nëse do t’i lani çdo ditë! Përkundrazi, larjet e shpeshta i bëjnë flokët më të yndyrshëm dhe më të pisët, përveçse i dobësojnë në mënyrë të konsiderueshme.
4. Ujin nuk duhet ta përdorni shumë të nxehtë
Nëse nga një anë, uji i nxehtë e bën shampon dhe balsamin më të depërtueshëm te flokët, nga ana tjetër, i thanë shumë ata, pasi të përdorni edhe tharësen e flokëve, citon ElbasaniPlus. Ndaj shpëlajini gjithmonë ata me ujë të vakët.
5. Nuk duhet ta ekzagjeroni me maskat
Në mënyrë që maskat e flokëve të japin efektin e shumëpritur nga ju, ato duhet të përdoren vetëm një herë në javë dhe jo më shumë se kaq.
6. Nuk duhet të abuzoni me shampon e thatë
E përshtatshme dhe e dobishme në raste urgjente, shampoja e thatë nuk duhet të zëvendësojë shampon e vërtetë, sepse ajo nuk i heq papastërtitë e flokëve.
7. Balsamin nuk duhet ta aplikoni deri në rrënjë
Balsami dhe kremi i flokëve shërbejnë për t’i bërë flokët të lëmuar dhe të butë. Pikërisht për këtë motiv, ato duhet të aplikohen te maja dhe mesi i flokëve.
8. Flokët nuk duhet t’i keni pa lagur kur t’i hidhni shampon
Shampoja duhet të aplikohet mbi flokë plotësisht të lagur. Rezultati do të jetë më i mirë pas përfundimit të procesit të larjes së flokëve, pasi ata do të shkëlqejnë shumë.
9. Nuk duhet t’i shpëlani pak
Për flokët, një kujdes tepër të veçantë duhet të tregoni edhe kur t’i shpëlani ata, pasi uji nuk do të heqë vetëm shampon, por edhe të gjitha papastërtitë e tij. Pra bëni një shpëlarje të plotë dhe me një kohë të gjatë.
10. Mos blini shampo shumë të lira
Edhe në rastin kur blini shampo, tundoheni nga çmimet e ulëta që ofrohen në treg. Por duhet të dini se një çmim i ulët do të thotë një cilësi jo e mirë. Mundohuni që të blini shampo profesionale te parukieri apo parukieria juaj që jua njeh shumë mirë flokët, citon ElbasaniPlus. Më mirë të blini një shampo cilësore se sa të shpenzoni para për lyerjen e tyre, e cila i dëmton shumë ata.