Greenwood takohet me drejtuesit e klubit, pasi akuzat për përdhunim u hoqën

Greenwood takohet me drejtuesit e klubit, pasi akuzat për përdhunim u hoqën

Mason Greenwood ka mbajtur takimin e tij të parë ballë për ballë me drejtuesit e Manchester United që kur u hoq akuza për përdhunim kundër tij.

Sulmuesi dhe përfaqësuesit e tij u takuan me zyrtarë të lartë të klubit si pjesë e hetimit të brendshëm për akuzat kundër tij.

Greenwood, u lirua nga çdo akuzë në fillim të këtij muaji kur Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës hoqi akuzat për tentativë përdhunimi, sulmi dhe kontrolli dhe sjellje shtrënguese.

Reprezentuesi anglez mendoi se më pas do të ishte në gjendje të rifillonte karrierën e tij, por United njoftoi menjëherë se “tash do të kryente procesin e tij përpara se të përcaktonte hapat e ardhshëm”.

Qëllimi i rishikimit është t’i japë ekipit drejtues të United një kuptim më të plotë të rrethanave rreth akuzave të bëra kundër Greenwood nga një grua në janar 2022, gjë që çoi në arrestimin e tij.

Ylli mbetet i pezulluar ndërkohë që akuzat ndaj tij kanë përfunduar. Greenwood u takua me klubin përpara ndeshjes së parë të Ligës së Evropës të United kundër Barcelonës më 16 shkurt.

Sipas burimeve të ‘The Sun’, Mason dhe ekipi i tij u takuan me klubin për të filluar procesin e përpjekjes për të arritur në fund të asaj që mund të ketë ndodhur ose jo.

Është një situatë jashtëzakonisht e ndjeshme dhe klubi mendon se është e drejtë që Mason t’i jepet mundësia për të shpjeguar plotësisht veten.

Klubi është i prirur të dëgjojë versionin e tij të ngjarjeve. Vetëm kur të kenë pamjen e plotë, mund të fillojnë t’i çojnë gjërat përpara.

Shpërndaje në: