Formacionet zyrtare: Marseille – Paris Saint-Germain
PSG dhe Marseille do të përballen sonte në një betejë për vendin e parë në Ligue 1
Pasi eliminuan nga Kupa e Francës kampionët francez, Marseille hynë në këtë takim me një besim më të madh që mund ta përsëritë të njëjtin rezultat edhe në Ligue 1.
Klubi francez ka 9 fitore në 11 ndeshje prej që janë kthyer në aksion këtë vit dhe mund ta përdorin formën e tanishme për t’i zhgënjyer liderët e ligës.
Një fitore kundër futbollistëve te Christophe Galtier do të bënte që Marseille ta zvogëlonte epërsinë e PSG-së në vetëm dy pikë duke vazhduar kështu presionin tek gjigantët francez.
PSG ka një skuadër që di të këtë rrëshqitje në këtë sezon. Edhe pse kanë një skuadër të fortë në Francë dhe në Europë, treni i PSG ka rënë në formë pas Botërorit.
Les Parisiens ka nevojë që ta rikthejë deficitin 1-0 kundër Bayern Munich në Gjermani për ndeshjen e dytë të 1/8-ës së finales kundër Marseille dhe mandej të shikojnë kampionin në Ligue 1.
Arsyeja kryesore pse ka rënie është mbrojtja dhe nuk kanë arritur që të mos pësojë gol në shtatë ndeshje radhazi dhe mund të lëshojë edhe sonte në Marseille.
Guendouzi, Malinovsky dhe Alexis Sanches janë treshja sulmuese e Marseille derisa për PSG në sulm janë dyshja më e mirë në botë, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.