Tirron Mamusha, kampion i Shqipërisë në atletikë
Tirron Mamusha e ka nisur me këmbë të mbarë vitin 2023.
Atleti nga Gjakova triumfoi në garën e mbajtur këtë javë.
Garuesi i ekipit Elbasani dominoi në krosin 10 kilometra të gjatë, duke u bërë kështu kampion shqiptar në tri disiplina vetëm në dy muajt e parë të këtij viti.
Ai ndihet i lumtur me suksesin e radhës, ndërsa po punon për suksese të reja dhe nuk e ka ndërmend të ndalet.
“Kampionati kombëtar i krosit 2023. Sot edhe zyrtarisht kampion i Shqipërisë edhe në Kkros distanca 10km. Fillim i mbarë i vitit 2023, ku në këtë fillimvit kam arritur të jam kampion në 3 distanca. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen dhe mbështjen”, ka thënë garuesi gjakovar.