Shefat Isufi thotë se e ka mbrojtur titullin kampion në gjendje të rëndë shëndetësore
Në një mbrëmje që fliste shqip, në “Audi Dome”, Shefat Isufi mbrojti titullin kampion të Botës.
Megjithatë, përformanca e tij nuk ishte ajo që pritej duke qenë shpesh në vështirësi të mëdha.
Por Isufi në një shkrim në rrjetet sociale ka arsyetuar paraqitjen e tij duke thënë që ka qenë në një gjendje të rëndë shëndetësore.
Ky është njoftimi i tij:
Të dashur miq dhe dashamirë!
Fillimisht dua t’ju falënderoj për mbështetjen e madhe mbrëmë në Audi Dome dhe gjithashtu menaxherin tim (Burim Hazrolli) që e bëri të mundur këtë! Sigurisht, edhe për ekipin tim, i cili dha gjithçka. Për të mos harruar Cutman “Rolandus” që më çoi në raundin e 12-të.
Nuk mund të jem aspak i kënaqur me performancën time dje; Si kampion në fuqi, kam pritshmëri më të larta nga vetja pa e ulur performancën e kundërshtarit tim. Siç pritej, argjentinasi ishte një kundërshtar i pakëndshëm dhe i ashpër, i cili gjithashtu donte të shfrytëzonte shansin e tij. Isha në gjendje të ndiqja rrugën taktike të trajnerit në xhirot e para, por pas dëmtimit të prerjes isha pak i pasigurt sepse mora një prerje në të njëjtin vend edhe gjatë stërvitjes disa javë më parë ku plaga akoma nuk ishte e shëruar. Gjërat për mua filluan keq pasi që para duelit kisha temperaturë dhe ethe, mezi merrja frymë edhe gjatë përleshjes. Ky nuk është një justifikim, është një fakt që u bë i shëmtuar nga pjesa e mesme e betejës. Të gjithë e panë atë që ishte për tu parë, mirëpo askush nuk e din se si ndjehesha unë. Sidoqoftë, me kohë do t’ju dëshmoj performancat e një kampioni dhe do t’i tregoj botës cilësitë e një kampioni!
Jam i vetëdijshëm që ju presni më të mirëm nga unë, andaj ju premtoj se do të ju bëj të ndjeheni krenarë, ju kam borxh të gjithëve që u ndjet të zhgenjyer mbrëmë!
Shihemi së shpejti në betejat e rradhës!
Ju dua!