Chelsea mposhtet sërish, tani nga Tottenhami

Chelsea mposhtet sërish, tani nga Tottenhami

Tottenhami ka shënuar fitore ndaj Chelseat, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 25-të në Premier League.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ani se kishte shumë raste nga dy anët.

Në pjesën e dytë, Oliver Skip, me një gjuajtje fantastike e kaloi në epërsi Tottenhamin. Pas këtij goli Chelsea u mundua që ta gjejë golin e barazimit por pa arritur dot.

Harry Kane me një gol në minutën e 82’, vulosi fitoren e Spurs.

Tottenhami pas fitores kalon në vendin e katërt me 45 pikë, pas 25 ndeshjeve.

Shpërndaje në: