Krasniqi e Nikarkhoev i bëjnë matjet e fundit, gjithçka gati për meçin e nesërm
Robin Krasniqi nesër pritet të përballet me Timour Nikarkhoev
Ky meç pritet që të zhvillohet në Munchen të Gjermanisë, derisa përballë do ta këtë numrin 1 të Belgjikës, Timour Nikarkhoev.
Ndeshja do të zhvillohet në Audi Dome derisa përpos Krasniqit do të këtë edhe boksierë të tjerë që do të shfaqen në ring si: James Kraft, Shefat Isufi, Armend Xhoxhaj, Isuf Kelmendi dhe Kushtrim Tahirukaj.
Sipas asaj që është thënë, kjo mbrëmje e madhe e boksit do të organizohet nga sponsori i Robin Krasniqit, Burim Hazrolli.
Sot, Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka kryer peshimin e të dy boksierëve dhe gjithçka do të jetë gati për meçin e nesërm, derisa ai ka treguar edhe vendin se ku mund t’i sigurojnë biletat për këtë meç të gjithë adhuruesit e tij.