Albion Rrahmani flet për Periskopin pas golit ndaj Trepçës’89: Ne do të luftojmë për ta mbrojtur titullin

Albion Rrahmani flet për Periskopin pas golit ndaj Trepçës’89: Ne do të luftojmë për ta mbrojtur titullin

Skuadra e Ballkanit ka arritur fitore të rëndësishme në xhiron e 21’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Suharekasit me golin e Albion Rrahmanit në minutat e fundit të takimit arritën ta mposhtin me rezultatin minimal në 0:1 skuadrën e Trepçës’89, shkruan Periskopi.

Me këtë gol, Rrahmani ia dhuroi Ballkanit tre pike të plota dhe i riktheu në krye të tabelës, ku pas tyre është FC Drita me 44 pikë.

Albion Rrahmani foli për Periskopin për golin e shënuar dhe se sa ka gjasa që Ballkani të shpallet kampion i Superligës sërish këtë vit.

 

 

Sulmuesi fantastik i Ballkanit tha se ndihet shumë mirë që me golin e tij arriti ta ndihmojë skuadrën.

“Është një ndjenjë shumë e veçantë kur arrin ta ndihmosh ekipin për ta fituar ndeshjen dhe për ta ruajtur vendin e parë. Ne patjetër që do të luftojmë për ta mbrojtur titullin dhe do e bëjmë në çdo ndeshje maksimumin që të arrijmë rezultatet maksimale, pasi jemi në formë shumë të mirë i gjithë ekipi dhe shpresojmë që të vazhdojmë kështu”, tha Rrahmani.

Kujtojmë se Ballkani u shpall kampion i Superligës  së Kosovës në futboll për vitin 2021-2022 dhe se aktualisht ndodhet në pozitën e parë, ku pas 21 ndeshjeve ka grumbulluar 47 pikë./Periskopi/

Shpërndaje në: