Zyrtare: Talenti kosovar, Fuad Ajvazi transferohet në klubin e njohur suedez
Qendër mbrojtësi kosovar, Fuad Ajvazi ka bërë një hap të mirë në karrierë, pasi sot ka nënshkruar kontratë me ekipin suedez, Karlstad.
19 vjeçari i cili e nisi karrierën tek Shkolla e Futbollit Kurda dhe pastaj kaloi tek Ramiz Sadiku, sot ka nënshkruar kontratë profesionale në Suedi.
Ajvazi ka filluar tashmë stërvitjet me ekipin suedez dhe do të vazhdojë karrierën tek skuadra Karlstad.
“Fuadi është një lojtar me të vërtetë i talentuar, kështu që ndjehet shumë mirë që tani është gati për Karlstad Football”, thotë drejtori sportiv Sven-Goran Eriksson për faqen zyrtare të klubit.
“Ai ka treguar dëshmi të një loje të pjekur dhe solide gjatë kohës që ka qenë këtu dhe na ka bërë përshtypje. Të jesh kaq i qëndrueshëm dhe i qartë si qendërmbrojtës, duke marrë parasysh moshën e tij të re, është shumë mirë”, përfundoi drejtori sportiv.