Liria ankohet në FFK, kërkon që Feronikelit ti hiqen deri në 9 pikë
Skuadra e Lirisë ka ushtruar të drejtën e ankesës në shkallën e dytë për vendimin e komisionit të Garave për ndeshjen Feronikeli 74 – Trepça 89.
Një gjë të tillë për Kanal10 e ka konfirmuar sekretari i Lirisë, Bashkim Kajdomçaj, i cili ndër tjerash ka deklaruar se kërkojnë që klubi nga Drenasi të dënohet me heqjen e deri të 9 pikëve.
“Po. Liria ka ushtruar ankesë Komisionit të Apelit të FFK-s shkalla e dytë në afat të paraparë.Ankesa ka të bëjë, lidhur me vendimin e Komisionit të Garave, për ndeshjen e 1/8 të Kupës së Kosovës, ndërmjet: Feronikeli 74- Trepça ’89, në kuptim me nenin 77-të të Rregullores së Garave, ankesa e palës së tretë dhe neni 116 i Rregullores Disiplinore. Presim që Komisioni shkallës së dytë (Apeli) të marrë vendim të drejtë dhe të përmirësojë gabimet e nxjerra në Vendimin e Komisionit të Garave.Pra, ndër të tjera Feronikelit 74 duhet hequr deri në 9- të pikë, krahas dënimeve të tjera”, ka thënë Bashkim Kajdomçaj.