Gjykata e refuzon kërkesën e Dani Alves për lirim me kusht

Gjykata e refuzon kërkesën e Dani Alves për lirim me kusht

Braziliani Dani Alves ka kërkuar që të lirohet me kusht, por gjykata sanjolle nuk e pranoi atë kërkesë.

39 vjeçari, është në mbajtje që nga janari për një akuzë se ai dhunoi një grua në një klub nate të Barcelonës në dhjetor, përcjellë Periskopi.

Avokati i tij kishte kërkuar që ai të lirohej nëse dorëzonte pasaportën dhe mbante një etiketë elektronike.

Gjykata e hodhi poshtë kërkesën, duke thënë se e konsideronte atë si një rrezik të madh.

“Ekziston një rrezik i lartë për t’u arratisur pasi… dënimi i rëndë me të cilin përballet në rastin aktual dhe [burimet] e tij ekonomike mund të bëjnë të mundur që ai të largohet nga Spanja në çdo kohë,” tha gjykata e Barcelonës.

Klubi meksikan Pumas UNAM ndërpreu kontratën e Alves në janar kur ai u mbajt në paraburgim.

Alves luajti 408 ndeshje për Barcelonën në dy periudha, duke fituar gjashtë tituj të La Ligës dhe tre Liga të Kampionëve midis viteve 2008 dhe 2016.

Mbrojtësi ka luajtur gjithashtu për Paris St-Germain dhe Juventus mes klubeve të tjera dhe ka bërë 126 paraqitje për Brazilin, duke përfshirë dy herë në Kupën e Botës 2022.

Shpërndaje në: