Apeli për masën e sigurisë, gjykata vendos për Dani Alves

Apeli për masën e sigurisë, gjykata vendos për Dani Alves

Gjykata e Barcelonës ka lënë në burg brazilianin Dani Alves, pas apelit që kishte bërë avokati i tij për të ndryshuar masën e sigurisë në lirim me kusht.

Mbrojtësi i djathtë do të duhet të qëndrojë në paraburgim, ndërkohë që hetimet ndaj tij vazhdojnë. Dani Alves është akuzuar për abuzim seksual.

Ngjarja pretendohet se ka ndodhur mbrëmjen e 30 dhjetorit, në një klub nate në Barcelonë. Gjatë kësaj periudhe kanë dalë edhe deklarata të ndryshme rreth çështjes.

Pretendimi i fundit i Alves ka qenë se vetë vajza i është hedhur përsipër atij. Braziliani nga kjo çështje rrezikon shumë, pasi mund të dënohet 4 deri në 12 vite burg.

Shpërndaje në: