Sa e vërtetë është që ananasi ndryshon aromën e vaginës?

Sa e vërtetë është që ananasi ndryshon aromën e vaginës?

Në përgjithësi, një vaginë e shëndetshme mund të ketë një aromë të caktuar, ndonjëherë metalike, veçanërisht pas ciklit menstrual.

Nëse vagina juaj ka aromë të fortë/ të keqe si një erë peshku ose diçka të ngjashme – kjo mund të jetë një shenjë se diçka nuk është në rregull, përfshirë por pa u kufizuar në një infeksion bakterial etj.

Natyrshëm, lind pyetja: A mund ta ndryshojmë aromën e vaginës?

E thënë thjesht, jo. Ju nuk mund ta bëni vaginën të ketë një erë të caktuar, por aroma (dhe shija e saj) mund të ndryshojnë në bazë të shëndetit tuaj. Aroma e vaginës ndikohet që nga mbajtja e higjienës së duhur deri te probleme të caktuara shëndetësore.

Prej kohësh, qarkullon një teori e re se ushqime të caktuara, veçanërisht ananasi – mund të ndikojnë për mirë në aromën e vaginës suaj.

Si është e vërteta?

Nuk është vërtetuar shkencërisht se ananasi mund të përmirësojë aromën vaginale, megjithëse njerëzit vazhdojnë ta bëjnë gjithnjë e më të famshme teorinë. Madje, duke thënë të njëjtën gjë edhe për penisin te meshkujt.

Ca këshilla *të sakta*

Mënyra më e mirë për shamngur një erë të fortë vagine është ruajtja e një pH të shëndetshëm. Është e rëndësishme të theksohet se vagina nuk supozohet të ketë shije apo erë lulesh ose frutash, por përkundrazi të ketë erë shumë më neutrale.

Shmangia e duhanit dhe konsumi i tepërt i alkoolit, si dhe larja e vulvës me sapun dhe ujë të butë, janë të gjitha mënyra për të mbajtur vaginën tuaj të shëndetshme dhe të pastër, për të parandaluar rënien e pH-së.

Është gjithashtu e këshillueshme të përdorni të brendshme të rehatshme dhe të shmangni produktet me aroma, që mund të irritojnë vaginën.

Ju duhet gjithashtu të monitoroni shëndetin tuaj seksual dhe të bëni rregullisht teste për sëmundje ose infeksione seksualisht të transmetueshme, pasi ato mund të ndryshojnë lëngun vaginal dhe rrjedhimisht, edhe erën e vaginës.

Burimi: Pop Sugar

Shpërndaje në: