Kosova, UNESCO dhe trashëgimia kulturore serbe

Kosova, UNESCO dhe trashëgimia kulturore serbe

 

Në këtë diskutim do të marrin pjesë Sonja Biserko, Dimitris Moschopoulos, Shkelzen Maliqi dhe Aleksandar Pavloviq. Diskutimi do të moderohet nga Agron Bajrami.

Pas ofertës së pasuksesshme për anëtarësim të Kosovës në UNESCO, në fund të vitit 2015, Kosova dhe Serbia janë duke u përpjekur për votimin e radhës për këtë çështje, sërish sivjet.

“Qëllimi i këtij diskutimi që do të mbahet në Qendrën Multimedia është të ekzaminohet kjo çështje, ashtu siç prezantohet nga mediat dhe nga politikanët si dhe të shihet kuptimësia më e gjerë për Kosovën, Serbinë dhe trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë. Panelistët do të diskutojnë disa çështje thelbësore dhe kornizën ligjore rreth trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë, duke përfshi edhe planin e Marti Ahtisaari, Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura, Prizren dhe Hoçë e Madhe”, thuhet në njoftimin e kësaj qendre.

Ky panel organizohet nga Qendra Multimedia, në bashkëpunim me Institutin për Filozofi dhe Teori Sociale të Universitetit të Beogradit, kurse mbështetet nga PERFORM, që është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), zbatuar nga HELVETAS Swiss Intercooperation dhe Universiteti i Friburgut.

Shpërndaje në: