Di Maria: Mbappe-n e detyruan që të qëndronte te PSG-ja!

Di Maria: Mbappe-n e detyruan që të qëndronte te PSG-ja!

Angel Di Maria ka bërë një zbulim interesant për ish-lojtarin e skuadrës te Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe rinovimin e tij të shumëpërfolur me parizienët.

Në një intervistë të dhënë së fundi për mediet spanjolle, argjentinasi theksoi se francezin e detyruan që të qëndronte te PSG-ja.

“Ata e detyruan Mbappen të qëndronte në PSG, pikërisht kur ai mund të largohej. Ata i dhanë atij një rol absolut protagonist, që më parë nuk e kiste pasur Mbappe dhe askush tjetër, por ia dhanë këtë fuqi dhe këtë përgjegjësi, duke i vendosur pranë lojtarin më të mirë në histori, Messi-n. Është pak e vështirë që këto dy gjëra të përkojnë. Mbappe ka një karrierë të jashtëzakonshme përpara tij është një djalë i mirë dhe nuk mendoj se ka ndryshuar shumë”,-u shpreh lojtari i Juves

Shpërndaje në: