Vojvoda – Torino, s’ka ende marrëveshje për kontratën e re

Vojvoda – Torino, s’ka ende marrëveshje për kontratën e re

Mërgim Vojvoda nuk e di ende se deri kur do të zgjasë eksperienca e tij në Torino.

Futbollisti kosovar ka kontratë me klubin “Granata” deri në verën e vitit 2024.

Por, palët nuk kanë arritur ende marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.

Trajneri Ivan Juric është shprehur i brengosur me faktin se nuk e di ende se cilët lojtarë do t’i ketë në dispozicion për edicionin 2023/24.

E njëri prej tyre është edhe Vojvoda, shkruan mediumi italian “toroneës”.

Sa i përket përfaqësuesit kosovar, rreth kontratës së re ishte folur edhe vitin e kaluar, ndërsa drejtuesit e Torinos kishin kontakte me përfaqësuesit e mbrojtësit të krahut.

Vojvoda e ka shprehur dëshirën për ta vazhduar aventurën në Torino, por marrëveshja nuk është arritur pasi palët nuk ranë dakord rreth shifrave për kontratën e re.

Dhe, në këtë sezon lojtari nuk ka paraqitje mbresëlënëse dhe ky sigurisht që është një problem.

Mbetet të shihet deri në verë nëse do të ketë ndonjë risi në këtë drejtim.

Ndërkohë, edhe portieri kosovar, Etrit Berisha ka kontratë deri në vitin 2024, por që kohëve të fundit është lënë jashtë ekipit dhe mund të largohet nga Torino në verën që po vjen.

Shpërndaje në: