Pep Guardiola flet pas triumfit ndaj Arsenalit: Ata ishin të mirë, ne luajtëm më egër
Arsenali e ka humbur derbin e madhe ndaj Man Cityt në kuadër të xhiros së mbetur në Premierligë.
Arsenali e humbi ndeshjen me rezultati 1:3, ndonës e filloi mire takimin, shkruan Periskopi.
Me këtë fitore, City merr kreun e tabelës me 51 pikë të grumbulluar aq sa ka edhe skuadra e Mikel Artetas.
Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ku tha se skuadra e tij në pjesën e parë ishin më të dobët se Arsenali, por që u këndellën.
“Në pjesën e parë, Arsenali ishte shumë më i mirë se ne. Ne nuk ishim mjaftueshëm intensiv, ndoshta sepse ndryshova diçka dhe nuk ishte mjaftueshëm mirë. Në pjesën e dytë ne ishim shumë më tepër agresiv dhe shumë, shumë më mirë dhe po, ne e bëmë atë.
“Para se të hynte Munu Akanji, skuadra po luante shumë më mirë. Që në minutën e parë të pjesës së dytë ne ushtroheshim shumë më lart dhe më intensivisht. Ata nuk morën atë lojtar shtesë në mesfushë që mund të krijonin. Kyle, Manu, Ruben dhe Nathan, ata bënë një përpjekje të jashtëzakonshme për të kontrolluar Saka, Martinelli dhe Nketiah. Nuk ishte e lehtë”, tha Guardiola.